NRG Band premton “verë të nxehtë”

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 12:31 | Nga

NRG Band ditë më parë publikoi “Dashnia jeme” në bashkëpunim me Genc Prelvukajn.

Kënga është ritmike dhe është pritur mirë nga publiku shqiptar.

Bandi ka thënë se ky projekt ishte planifikuar moti dhe se është i kënaqur me pritjet nga shikuesit.

Grupi po ashtu ka bërë të ditur se po punon fuqishëm për projekte të reja sivjet.

“Këngë do ketë patjetër se po punojmë fuqishëm. Kemi mbledhur ide plot. Ju them fansave tanë se nuk do t’i zhgënjejmë”, ka thënë NRG Band për “Tch”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme