NTB i dhuron materiale didaktike dhe inventar Logopedisë, shpërndan dhurata për fëmijët

Prishtinë | 30 Dhj 2022 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Për të qenë më afër fëmijëve me nevoja të veçanta dhe për t’i sjell atyre sadopak buzëqeshje për festat e fundvitit, sot në Kabinetin e Logopedisë në QKUK, Banka dhuroi materiale didaktike dhe inventar që janë mjete të domosdoshme për të trajtuar fëmijët me çrregullime të komunikimit, çrregullime konjitive, çrregullime të zërit dhe të gëlltitjes. Për këta fëmijë u shpërndanë edhe dhurata për vitin e ri.

Gjithashtu, Banka ka shpërndarë dhurata në shoqata për përkujdesje të fëmijëve me nevoja të veçanta në qytete të ndryshme të Kosovës. Dhuratat janë shpërndarë në Ferizaj për shoqatën “Handikos”, Gjilan për shoqatën “Pema”, Gjakovë për shoqatën “Handikos”, Mitrovicë për shoqatën “Down Syndrome” dhe në Prizren për qendrën burimore “Nënë Tereza”. 

Këto dhurata kanë gëzuar shumë fëmijët në prag të festave të fund vitit. Këta fëmijë, pas pranimit të këtyre dhuratave simbolike, ishin falënderuar me sinqeritet dhe kjo na bën të kthehemi gjithmonë pranë tyre t’i përkrahim në forma të ndryshme.

Urojmë që viti që vjen të sjellë vetëm gëzim dhe realizim të ëndrrave për çdo fëmijë!

Të ngjashme