Nufi takon gjeneralin Jeffers: Shqipëria do të thellojë partneritetin me ShBA-në

Prishtinë | 08 Sht 2026 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka zhvilluar një takim me Gjeneral Majorin Jasper Jeffers, Komandant i Komandës Qendrore të Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara (SOCCENT) dhe njëkohësisht Komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.

Përmes një njoftimi, ministri Nufi theksoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë mes Shqipërisë dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas tij, partneriteti strategjik dhe angazhimi i përbashkët në NATO përbëjnë një dëshmi të lidhjes së fortë mes dy vendeve, si dhe një bazë të rëndësishme për forcimin e sigurisë, kapaciteteve mbrojtëse dhe stabilitetit në rajon.

“Shqipëria mbetet e vendosur për të thelluar më tej bashkëpunimin me ShBA dhe për të dhënë kontributin e saj në misione të përbashkëta ndërkombëtare, forcimin e Aleancës dhe të sigurisë së përbashkët”, u shpreh ministri Nufi.

Të ngjashme