Nuhi Mavrovqani pranon fajësinë se vrau gruan me shufër metali

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Nuhi Mavrovqani ka dalur sot para gjykatës në rastin që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij me shufër metali gjatë muajit korrik të këtij viti.

I pandehuri e ka pranuar fajësinë e kryerjes së këtij krimi, njofton Klan Kosova.

Ai më 25 korrik, pas një zënke që kishte nisur në familje, kishte goditur gruan e tij S. Mavrovqani e cila më pas kishte ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Berivojcë të Kamenicës.

Të ngjashme