Ardian Nuhiu ndihet i lumtur me fitoren e Dritës ndaj Llapit në ndeshjen e zhvilluar sot (e enjte) pasdite.
Drita ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit në ndeshjen e mbetur nga xhiro e parë e Superligës së Kosovës.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 17-të dhe u shënua nga kapiteni i vendasve, Ardian Limani, pas një topi të kthyer nga portieri i Llapit, Arlis Shala.
Kjo fitore e ka lënë të kënaqur trajnerin e vendasve, Nuhiu, i cili ka përgëzuar edhe lojtarët e tij për paraqitjen.
“E kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Llapit. E kemi ditur që do të jetë ndeshje e luftuar shumë”, ka thënë fillimisht Nuhiu pas ndeshjes.
“Një ‘bravo’ e madhe për futbollistët të cilët më të vërtetë luftuan shumë duke e parë edhe fushën e cila po na vështirëson që të luajmë futboll të mirë”.
“Më vjen mirë që shfrytëzuam një pakujdesi të kundërshtarit. Fokusi ka qenë te Llapit”.
“Tashmë do të përgatitemi për ndeshjen e radhës kundër Ballkanit duke e analizuar shumë kundërshtarin”, përfundoi trajneri i Dritës.