Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, pritet që edhe edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës angleze Sheffield Wednesday, që bën gara në Championship.
29-vjeçari, të hënën, në një intervistë për “The Star” ka thënë se ndihet shumë mirë te Sheffieldi, më të cilin ka kontratë deri në fund të edicionit të ardhshëm.
“Te Sheffieldi ndihem shumë mirë. Jam krenar që jam pjesë e Sheffieldit tash e një kohë të gjatë. Prej se kam ardhur janë ndërruar gjashtë trajnerë”, ka thënë Nuhiu.
Ai këtë edicion ka shënuar katër gola në 36 paraqitje në të gjitha garat. Nuhiu te Sheffieldi është transferuar në verën e vitit 2013, kurse karrierë ka bërë edhe te Rapidi, Eskisehirspori, Riedi e Austria Karnteni.