Drita nuk ka arritur më shumë se një pikë në sfidën përballë Feronikelit të zhvilluar në Gjilan.
Kampioni u gjet në disavantazh në fraksionin e parë, mirëpo ia doli të kthehej në gjysmë e dytë për ta barazuar rezultatin.
Në prononcimin për mikrofonat e ArtSport pas ndeshjes, trajneri Ardian Nuhiu ka thënë se skuadra e tij luajti mirë, porse kundërshtari kishte ardhur për t’u mbrojtur dhe i ndëshkoi në një rast.
Sipas tij, Intelektualët ishin më kërkues gjatë gjithë lojës, porse pos barazimit nuk arritën që t’i konvertonin rastet tjera, sepse u mungonte fokusi dhe finalizimi para portës.
Me pikën e fituar, Drita e ka ngushtuar në dy pikë diferencën me liderin Ballkani