Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka trazuar rrjetin me një mesazh kërcënues ndaj menaxherit të të dashurit të saj Bardhi, me pretendimet se ai po mundohet t’i ndajë.
Më anë të një postimi në “InstaStory”, Sara ka paralajmëruar Jetmir Agajin se nëse ai e sulmon edhe njëherë, ajo do t’i shkatërroj figurën.
“Edhe një story sulm ndaj meje e do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me vetëm 1 postim, e do kesh gjithë shqiptarinë kundër”, shkuan Sara.
Ndër të tjera ish-banorja i drejtohet duke i thënë “nuk arrite të na ndash, boll kërkove vëmendje me zor”.
Por duket se ish-banorja është penduar për reagimin e saj, pasi disa minuta pasi e kishte postuar mesazhin e saj, zgjodhi ta fshinte nga profili i saj.
Postimi i plotë:
Po duroj dhe po hesht vetëm per hater te Bardhit. Nuk te kam asnje borxh! Po mbaj ne kurriz ofendime nga publiku pa te drejte prej heshtjes po dije qe prap per hater te Bardhit!!
Edhe nje story sulm ndaj meje e do te ta shkaterroj figuren dhe planet e tua me vetem 1 postim, e do kesh gjithe shqiptarine kunder! Give up bro nuk arrite te na ndash, its stronger than you. Boll kerkove vemendje me zor. Me dashuri: Sara Nikol Idrizi.
Ky reagim i Sarës erdhi pas një postimi që kishte bërë më herët Jetmiri, i cili teksa kishte ndarë pamje të Bardhit nga spitali me nënën e tij, e cila ishte edhe arsyeja pse ai ndërpreu garën e BBV për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore, ku shkruante: “Famën ky e ka marr me punë me kungë me sjellje, jo me skandale, po ju premtoj qe kush mundohet me përdor ksi situata, kam me ja dhan Famen po për tkeq”.
Kujtojmë se pasi Bardhi la shtëpinë e BBV, Sara Gjordeni ka hedhur dyshime se motivi për daljen e tij nga BBV, mund të mos ketë lidhje me gjendjen shëndetësore të nënës së tij, por të jetë përdorur si justifikim nga menaxherët e këngëtarit, me të cilët mesa duket nuk ka një marrëdhënie të mirë.
Lidhur me këto dyshime, Sara është shprehur se njerëzit mendojnë se ajo është nxituar dhe ka folur para kohe, ndërsa shton se ajo ishte në dijeni se këngëtari do të linte shtëpinë.
Ish-banorja theksoi se kjo situatë sipas saj, mund të ishte menaxhuar më mirë nga stafi i Bardhit.
“Nëna e Bardhit është shumë mirë. Shumë njerëz thonë që unë u nxitova, fola para kohe, ndoshta unë u shpreha në mënyrën e gabuar dhe njerëzit kuptojnë që të që duan të kuptojnë. Unë isha në dijeni paraprakisht që Bardhi do e linte shtëpinë, thjesht mendoj që stafi i tij do kishte pasur një menaxhim pak më të mirë të situatës. Përveç Bardhit dhe familjes së tij, nuk më intereson se çfarë mendon asnjë palë e tretë.
Unë me Jetmirin (menaxheri i Bardhit), kam një marrëdhënie shumë neutrale, kemi folur që kur kam dalë për punë. Unë kam dashur që çdo deklaratë e mia të ketë qenë e rezervuar dhe ai ka qenë një nderë njerëzit e parë që kam kontaktuar kur kam dal, që të konsultohesha për lëvizjen e mia që të mos bëja asgjëje që mund të ishte në dëm të Bardhit”, tha Sara në “BBV Fun Club”.