Kur Instagram është biznes më vete! E sikur të mos mjaftonin pagat e tyre me shumë zero, VIP-at kanë një tjetër burim fitimi të ardhurash dhe ai është as me pak dhe as më shumë se Instagram.
“Mbretëresha” e Instagramit vazhdon të mbetet Selena Gomez me plot 123 milionë ndjekës dhe për një postim fiton 425 mijë paund britanikë.
Në vendin e dytë renditet bukuroshja amerikane Kim Kardashian me 100 milionë ndjekës dhe shifrat që fiton për një postim janë plot 387 mijë paundë britanikë.
Top 3 mbyllet nga fituesi i Topit të Artë, sulmuesi portugez, i cili numëron rreth 106 milionë ndjekës dhe fiton 310 mijë paund britanik për një postim, po aq sa motrat e Kim, Kylie Jenner.