“Unë nuk do t’ju gënjej kurrë. Keni fjalën time për këtë”. Kështu u shpreh në të parën formale për mediat zëdhënësja e re e shtypit në Shrëpinë e Bardhë.
Kjo ishte e para dalje publike e një sekretareje shtypi, që prej një viti.
Kayleigh McEnany është personi i katërt që hyn në Shtëpinë e Bardhë si zëhënëse e shtypit, që nga koha kur Donald Trump mori presidencën në vitin 2017.
Paraardhësit e saj duke përfshirë Sean Spicer dhe Sarah Huckabee Sanders, ishin akuzuar më herët se e kishin keqorientuar shtypin.
McEnany I siguroi reporterët se nuk do të gënjejë dhe se ajo do të ketë më shumë dalje publike të ardhmen.