Gjatë verës së kaluar thuhej se Barcelona e dëshironte Dani Parejon, i cili thotë se nuk ka qenë i interesuar për këtë transferim.
“Nuk doja të shkoja në Barcelonë. Nëse Barcelona e dëshiron një lojtar, ata e paguajnë klauzolën e tij dhe nëse lojtari dëshiron të largohet, atëherë e bën”, tha Parejo për Marca.
“Gjithnjë kam dashur të qëndrojë në Valencia, ku e kam kaluar shumicën e karrierës dhe u falënderohem për gjithçka”, tha ai në fund.