Të gjithë flasim për kombëtaren kosovare dhe performancën e shkëlqyer që bëri mbrëmjen e sotme në “Fadil Vokrri” ndaj përfaqësueses daneze.
Ato që befasuan të gjithë ishin fjalët e trajnerit të Danimarkës, i cili para se të zhvillonte ndeshjen e konsideroi si rival të mirë për stërvite.
Por sonte, Age Hareide ka përgëzuar “Dardanët” për ndeshjen që zhvilluan dhe e pranoi që loja ndaj tyre nuk qe aspak e lehtë për ekipin e tij.
“Ne kemi takuar një skuadër që di dhe dëshiron të luaj futboll. Ishte një ndeshje shumë e mirë për të praktikuar lojën dhe për të ruajtur formën. E kemi marr pak më lehtë, pasi skuadra është e pozicionuar më poshtë. Por nuk ka lojë të lehta. Lojtarët e Kosovës janë shumë të mirë. Na u desh të luftonim për të marrë një barazim. Ne nuk duhej të nënvlerësonim Kosovën. Janë një komb i ri. Kanë shumë lojtarë të mirë në Kosovë. Më kanë impresionuar në fazën e sulmit”, përfundoi Hareide.