“Nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV-ja synon ta shndërrojë në diktaturë”, Mustafa kritikon Viola von Cramon

Prishtinë | 14 Jan 2024 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

“Po harrojnë ta falënderojnë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e VV-së në pushtet”.

Ish-kryeministri, Isa Mustafa, ka kritikuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pas një takimi që mbajti kjo e fundit me kryeministrin dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Sipas Mustafës, von Cramon është duke bërë anim të hapur ndaj VV-së.

Mustafa ka pyetur se “sot nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV  synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë”.

“Po harrojnë ta falënderojnë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e VV-së në pushtet. Jashtë çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë  që sot janë në opozitë. Sot nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Të ngjashme