60 kandidatë për Kuvend Komunal në Mitrovicë kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi janë të bindur se janë dëmtuar gjatë numërimit të votave.
Xhevdet Ferizi nga Lidhja Demokratike thotë se nuk e gjeti as votën e vetë në vendvotim, kur u shpallën rezultatet.
Kurse Edison Tërnava nga Partia Demokratike thotë se nuk i figuroi vota e bashkëshortes së tij.
Kandidatët thonë se dëmtimet ndodhin përbrenda subjekteve që u përkasin.
Përfaqësuesi ligjor i ankuesve, Mirsad Peci, thotë se do t’i drejtohen edhe Gjykatës Supreme, në rast se PZAP vendos në disfavor të tyre.