Enca Haxhia ka reaguar për skandalin Dubai Porta Potty. Që kur ky skandal doli për herë të parë akuzat ndaj vajzave shqiptare nuk kanë munguar, përfshirë edhe Encën, e cila ka marrë së fundmi edhe nënshtetësinë. Në një intervistë, këngëtarja thotë se vendosi që të reagonte kur e gjeti veten të flitej për këtë.
Ajo thotë se gjëra të tilla mund të ndodhin edhe në Shqipëri dhe në vende të tjera. “Në fillim mendova që nuk duhej të reagoja, por në momentin që shoh emrin tim, kur në fund të ditës të gjithë e dinë se kush është Enca e sa vite ka që punon. Nuk domethënë që duhet të bësh gjëra skandaloze apo të kesh një dashnor.
Apo të bësh gjëra imorale që të shkosh me pushime në një vend. Gjëja që u ndjeva me fyer jo vetëm si Enca por si vajzë, është dashakeqësia e portaleve shqiptare. Skandali i Porta Potty nuk ndodh vetëm në Dubai por edhe në Shqipëri. Unë në Dubai kam shumë shoqe të miat që jetojnë një jetë të thjeshtë.
Bëjnë punë të ndershme, nuk gjykoj asnjë vajzë në botë sepse secili e bën llogarinë vetë në fund të ditës. Nuk ke nevojë të shkosh në Dubai për t’u bërë eskortë. Që para se të dilte ky lajm, që herët e para që kam shkuar në Dubai, njerëzit thoshin me kë ke shkuar ke gjetur ndonjë sheik?
Në radhë të parë në Dubai mund të shkosh për pushime, në radhë të dytë atje ka mijëra vajza të bukura dhe nuk është aq e lehtë të gjesh një sheik, jo të gjithë që veshin veshje tradicionale janë sheikë.”, tha ajo.