Po shoh postime/deklarime sipas të cilave këta politikanë tanët, që përfunduan në Hagë, e kanë merituar atë fat. Ky qëndrim më duket tipik mazohist. Qe pse!
A janë të pafajshëm udhëheqësit e Serbisë, të cilët nuk po i godet asgjë as në tru, as në b.th?! Kanë bërë krime haptas, (Vuçiqi pati thënë që për një serb të vrarë, do të vriteshin 100 muslimanë (boshnjak), ndërsa Daçiqi para një muaji ka kërkuar të mos tregohen varrezat masive me trupat e shqiptarëve që janë nëpër Serbi. E pra, asnjërin nuk po e ndjek Haga!
A është i pafajshëm kryeministri Xhi i Kines, i cili mban mbi një milion njerëz në kampe dhe ua nxjerrë organet e bën tregëti me to, deri në shumën një miliard dollarë në vit, siç transmetoi parmbrëmë një televizion?! A është i pafajshëm Putini, që ka shkaktuar masakra në Çeceni dhe ka pushtuar Krimenë? A është i pafajshëm Asadi që e shkatërroi popullin sirian? A është i pafajshëm Modi i Indisë që persekuton 400 milionë musliman? A është i pafajshëm Llukashenko, që ka vjedhë zgjedhjet dhe burgos me mijëra njerëz në ditë?
E pse këta nuk penalizohen për keqqeverisje, për terror e për gjenocid? Pse këta nuk dërgohen në Hagë?
Prandaj, ma merr mendja se nuk ka vend në këtë rast për këto tirada mazohiste. Në rastin tonë, nuk është fjala vetëm për fate personash, të cilët mund t’i pëlqejmë, ose mund t’i urrejmë. Puna është se fati i shtetit tonë është vënë në pikëpyetje.
Temë më vete mund të jetë përse ka ndodhë që fati i shtetit tonë është lidhur me emra të këtyre personave, por ajo ka ndodhë. Nuk ka si zhbëhet.
Ne bëjmë mirë të pyesim veten se ku kemi qenë ne. Secili prej nesh. Dhe pastaj të gjuajmë me gur drejt viktimave. Siç thuhet se u ka thënë Jezusi (Mesihu- paqja e Zotit qoftë me të) masës, që donin ta gurëzonin një person: le të qëllojë i pari ai që është pa mëkate!