Për të realizuar një fotografi nga perspektiva e duhur, fotografët janë në gjendje të rrezikojnë dhe jetën e tyre, së paku ata që i thonë vetes profesionistë.
Sot secili njeri që ka një telefon të mençur në xhep, i thotë vetes fotograf, por, ne kemi përzgjedhur për ju një fotogaleri të profesionistëve dhe amatorëve “të çmendur” të kësaj fushe, të cilët – në kërkim të perspektivës, objektit dhe këndit të duhur – kanë rrezikuar dhe jetën e tyre.
Shikojeni në vijim “maskimin” që e bëjnë fotografët për të realizuar foto të shtazëve të egra, apo dhe vendet ku ngjitën ata për të kapur imazhin më të bukur të natyrës.
Dhe, mos të harrojmë të shtojmë se, fotografët mund të kalojnë dhe javë të tëra në zona të rrezikshme, vetëm për të kapur një pamje të dëshiruar në objektivin e tyre.