Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një ndër artistet më të suksesshme në estradën muzikore, e cila kohët e fundit po korr suksese të një pas njëshme.
Së fundmi Dua është nderuar me një statujë prej dylli në muzeun “Madame Tussauds Istanbul” në qytetin në Turqi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e muzeut, e cila tregoi se u desh rreth një vit që të bëhej kjo skulpturë.
“Bukuroshja dhe këngëtarja fituese e çmimeve “Grammy” Dua Lipa u përjetësua në Madame Tussauds Stamboll! Me kostumin e saj me shkëlqim blu të errët, të qëndisura, çizmet e zeza dhe gjerdanin verbues, nuk do të mund ta dalloni figurën e dyllit, e cila u desh rreth një vit për t’u bërë, dhe duket si e vërtetë!”– shkruhej në faqen zyrtare të muzeut.
Në skulputurë këngëtarja kishte veshur një nga veshjet e saj të tourit “Future Nostalgia”, e cila e shqëroi Duan në të gjitha koncertet ku ajo promovoi hitet e saj më të suksesshme.