Fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ditën e sotme ka treguar shtëpinë ku do të jetojë bashkë me Kiara Titon pasi vajza e tyre të vijë në jetë.
Këngëtari përmes një videoje të postuar në InstaStory, iu ka dhënë fund lajmeve se ai ka blerë një vilë, teksa tregoi se “foleja” e tyre e dashurisë ku do të krijojë familjen e tij me moderatoren është duke u restauruar.
“Kam parë video që Luizi ka këtë vilën a ku di unë. Shtëpia ime është kjo, një apartament gati 100 metra. Kjo është shtëpia ime dhe jo ato që dalin në TikTok. Çunat më kanë thënë që do ta bëjmë para se të lindë vajza. Çfarë të shikoni ja fusin kot, as nuk është vilë. Kam pasur dëshirë që të kem një vilë por avash avash.”- tha Luizi.