Aktori i humorit, Romeo Veshaj dhe vajza e Niko Peleshit, Aleksia, prej disa ditësh kanë qenë në qendër të vëmendjes se kanë nisur një lidhje dashurie. Thashethemet lindën pasi dyshja postoi fotografi nga i njëjti vend në Vlorë.
Më pas, Aleksia ndau me ndjekësit e saj në në rrjete sociale një foto në makinë, ku vihej re Romeon duke drejtuar mjetin.
Postimi është bërë në Ditën e Shën Valentinit dhe është shoqëruar me këngën “Abra Cadabra, Kush-Valentine”.
Mesa duket pas lajmeve, çifti ka vendosur të mos fshihet më. Ka qenë vetë vajza e ministrit të Mbrojtjes, e cila ka publikuar pak orë më parë një foto, në të cilën dallohet qartë se është përkrah Romeos.
Ndërkohë, kujtojmë që prej disa muajsh muajsh aktori i humorit i ka dhënë fund lidhjes me Jonida Maliqin.