Dj Benito, një artistët e njohur tashmë për adhuruesit e muzikës në Shqipëri është shprehur i bindur se nëse do të bëhej pjesë e Big Brother si banor, me siguri do ta fitonte.
I pyetur nga ndjekësit e tij në Instagram, se nëse do të zgjidhte të bëhej pjesë e BBV3, Benito shprehet se në rast se do pranonte, do e fitonte.
“Nuk bëhet fjalë fare”, thotë ai. Dhe një sfidë e fituar, tashmë sipas tij, nuk i jep aspak kënaqësi.
“A t’ju them një gjë të bukur. A e dini ju se nëse futem tre vite rresht në BBV, të treja vitet i fitoj. Po të dua. Ngaqë e di që do e fitoj nuk kam sadisfaksion. Nuk do futem por që do e fitoj, nuk bëhet fjalë fare”, shprehet Benito.
Së fundmi, Benito është shfaqur edhe si bashkëpunëtor i Luiz Ejllit, këngëtarit shkodran dhe fituesit të BBV2.
Më herët, në një intervistë ai është shprehur se e ka shoqëruar kudo Luizin dhe se tashmë e identifikojnë si ‘dj’ i tij.
“Te të gjitha koncertet e tij këto kohë kam qenë në bashkëpunim me të. Është fenomen. Është e bukur që pasi shkojmë në clube unë shkoj më përpara që të sistemoj pajisjet. Njerëzit më identifikojnë si DJ i Luizit edhe pse nuk jam.(qesh) Pasi hy dhe më kanë indentifikuar kujtojnë se direkt po vjen dhe Luizi ndërkohë që ora ende 11. Unë futem ata bërtasin Luizi”, thotë Benito.