Ansu Fati u bë lojtari më i ri që luan te Barcelona (që nga viti 1941) kur u inkuadrua në përballjen ndaj Real Betisit këtë të dielë.
Mirëpo, Fati që ka vetëm 16 vjet mbi supe, është dashur që vikendin e kaluar të marrë leje nga prindërit e tij që të rrijë deri vonë në mënyrë që ta luajë ndeshjen e parë me katalunasit, në triumfin e tyre 5:2 ndaj Real Betisit në La Liga.
Pasi që Ousmane Dembele dhe Luis Suarez ishin të lënduar, trajneri Ernesto Valverde u desht që ta inkuadrojë pikërisht adoleshentin e Guinea Bisaos.
Sidoqoftë, ai kishte rrezikuar të mos luante shkaku i një rregulle të çuditshme të La Ligës e cila thotë që asnjë klub nuk ka të drejtë ta aktivizojë ndonjë lojtar minoren në ndeshjet e natës nëse nuk marrin fillimisht leje nga prindërit e tyre.
Për 16 vjeçarin po ashtu ka një rrëfim interesant edhe legjenda e portës së Barcelonës, Victor Valdes, i cili pohon t’ia ketë blerë një palë këpucë cilësore të futbollit.
“I thashë që të m’i sillte këpucët e tij të futbollit dhe ato ishin një katastrofë e vërtetë, i shkaktonin dhimbje”, ka thënë Valdes.
“Askujt nuk i shkonte ndërmend që ishin këpucët e futbollit, por mua po”.
“Shkuam që t’i blejmë një palë të reja. Ai është i fortë, i shpejtë dhe me vetëbesim”.
“Duhet që t’i jepni një talenti të tillë liri në mënyrë që ai të qarkullojë. Jam shumë i lumtur për të, ai më ka thirrur këtë mëngjes dhe më ka ngazëllyer shumë”, ka përfunduar ish numri një i portës së Barçës.