Dhjetëra punëtorë shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të premten kanë mbajtur një protestë për mosekzekutimin e pagave për muajin gusht, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Shoqatës Sindikale, Sherif Makolli, tha se protesta zgajtë15 minuta dhe se shërbimet për pacientë nuk do t’i pezullojnë.
“Përmes kësaj proteste 15 minutëshe shprehim pakënaqësitë tona dhe indinjatën tonë. Po luajnë me dinjitetin e punëtorit shëndetësor. Ju e dini sa kemi punu gjatë pandemisë, si sindikatë do të vazhdojmë të përdorim mjetet tona”, deklaroi Makolli.
E sa për koeficientet e Ligjit të Pagave, tha se ka vend për përmirësim.
“Jemi në një protestë për të shprehur pakënaqësitë tona. Koeficientet që kanë dal në horizont, nuk janë për tu hedhur poshtë, por ka vend për përmirësim”.
Sipas tij, janë detyruar që kohën e pauzës ta shfrytëzojnë për këtë protestë. Ai kërkoi nga institucionet që të ndërmarrin hapa në këtë drejtim.
Leonora Shala punonjëse në QKMF tha se mosekzekutimi i pagave i ka dëmtuar shumë.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati kishte marr vendim se ekzekutimi i pagave në sektorin publik, është bërë pjesërisht për muajin gusht.