Një qytetar nga Prizreni ka sulmuar dy zyrtar policorë, pasi i njëjti nuk është pajtuar me gjobën që i kanë vënë.
Personi në fjalë është shoqëruar në stacionin policor, dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i Policisë:
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në shenjë pakënaqësie lidhur me shqiptimin e një gjobe në trafik, ka sulmuar verbalisht dy zyrtar policor.
Nuk raportohet për lëndime.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.