Restoranti italian “La Latteria di via San Marco” që refuzoi ti shërbente ikonës së muzikës pop, Madonna dhe Donald Trump do mbyllet së shpejti, për shkak se pronarët e tij , çiftit Arturo dhe Maria Maggi do të dalin në pension pas 50 viteve shërbim.
Sipas “Corriere Dellaserra”, më 22 dhjetor resotoranti do të mbyllet përfundimisht, dhe fëmijët e çiftit nuk do të mund të marrin trashëgiminë e prindërve.
“Nuk është vetëm çështje marrëveshje për çmimin, thonë pronarët por edhe për qëllimet e atij që do të hyjë. Ky është një biznes që funksionon, do të ishte mençuri të mos e ndryshoje shumë. Duhet të dihet se këtu nuk pranohen rezervime dhe kjo është për të gjithë, klientë të rëndësishëm dhe klientë të zakonshëm. E fundit që u përball me këtë ishte Madonna”– shkruan gazeta.
Kohë më parë ditën e dielë në këngëtarja donte të shijonte një drekë tipike milaneze, megjithatë pronarët nuk e kanë hapur restorantin pasi e diela është gjithashtu një ditë e shenjtë për çiftin Maggi, dita tradicionale e mbylljes së restorantit. As thirrjet, as protestat e intervencat e këngëtares nuk ishin të mjaftueshme.
“E pamundur, nuk bëjmë përjashtime. Kemi refuzuar edhe Donald Trumpin’- i thanë çifti Madonnës kohë më parë.
“Madona nuk është i vetmi personazh i famshëm që nuk arriti të hante tek ne”, thonë menaxherët e restorantit, teksa shtuan: “Dhjetë vjet më parë kemi refuzuar edhe Donald Trumpin. Ai nuk ishte ende president i Shteteve të Bashkuara, por një magnat amerikan. Një person nga stafi i tij donte të rezervonte lokalin për të, por ne nuk pranojmë rezervime. Dhe Trump nuk donte sigurisht të priste radhën e tij në trotuar. Nga ana tjetër ky restorant është ndjekur nga amerikanët jo vetëm sepse ‘spaghetti’ me limon dhe speca u fut në menunë e Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Obamës, por edhe falë një artikull të botuar vite më parë në New York Times.”