Nuk i zbatuan masat e Qeverisë dhe sulmuan policin, arrestohen dy burra në Prizren

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Dy burra në Prizren janë arrestuar pasi që nuk i kanë respektuar masat për parandalimin e Coronavirusit, duke hapur kafiterinë. Ata po ashtu kanë penguar edhe policinë duke e lënduar njërin prej tyre.

“Në stacionin policor, janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti kishin të hapur kafiterinë e tyre, po ashtu të dyshuarit kanë penguar zyrtar policor. Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore të lehta. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, ka bërë me dije Policia në raportin 24 orësh.

Të ngjashme