Tani nuk ka më asnjë dyshim, Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit.
Ditën e djeshme, në aksin Milano-Londër ka pasur zhvillime të shumta, që u konkretizuan me arritjen e marrëveshjes që do të sjellë Sarrin në Torino, raporton Supersport.
Kështu në kryeqytetin anglez ishte vetë Sarri që po firmoste zgjidhjen e kontratës me Chelsean, ku londinezët do të përfitojnë rreth 5 milionë euro, ndërsa në Milano ishte Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ai që punonte me menaxherin e ish trajnerit të Napolit, Fali Ramadani.
Palët kanë rënë dakord për të firmosur një kontratë dy vjeçare, me opsion rinovimi për një të tretë, në rast se bashkëpunimi do të shkojë në nivelin e pritshmërive, ndërsa tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi Sarrit në stolin bardhezi.