Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit (EFSA) po monitoron nga afër situatën në lidhje me shpërthimin e sëmundjes coronavirus (COVID-19), që po prek një numër të madh vendesh në të gjithë globin.
Aktualisht nuk ka asnjë provë që ushqimi është një burim ose rrugë e mundshme e transmetimit të virusit.
Kryesuesja shkencore e EFSA-së, znj. Marta Hugas, tha: \”Përvojat nga shpërthimet e coronaviruseve të mëparshëm, të tilla si coronavirusi i sindromës së rëndë respiratore akute (SARS-CoV) dhe coronavirus i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk ndodh.
Për momentin, nuk ka prova që të sugjerojnë që coronavirusi është i ndryshëm në këtë drejtim\”