Nuk ka rivotim në Han të Elezit, PZAP hedh poshtë ankesën e Rukfi Sumës

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Hanit të Elezit nuk do të shkojë në rivotim. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e kandidatit të pavarur Rufki Suma, që kjo komunë të shkojë në rivotim.

PZAP-ja në vendim ka bërë të ditur se i është refuzuar i pabazuar pjesa e ankesës së kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit Refki Suma, me të cilin ka kërkuar që të anulohet procesi i votimit për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021 vetëm për kryetar komune për shkak të minimit të integriteit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qellim të përfitimit të mbështetjes së votuesve.

PZAP po ashtu njofton se ka dënuar PDK-në me 10 mijë euro gjobë për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes Për Subjektet Politike.

Kandidati i PDK-së, sipas rezultateve të KQZ-së, për zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë me 50.98% të votave.

Rezultatet nga 100% të vendvotimeve të procesuara janë këto:

Mehmet Ballazhi (PDK) – 2.485 vota apo 50,98%

Rufki Suma – 2.070 vota apo 42,47%

Sherif Berisha (LVV) – 319 vota apo 6,54%.

Të ngjashme