Nuk ka rrezik për sulme, tendencë për krijim të panikut

Prishtinë | 27 Nën 2021 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Sot u raportua në media se gjatë ditës së nesërme pritet të ketë rrezik për sulm. Madje u bë thirrje që qytetarët e Kosovës të shmangin turmat dhe qendrat tregtare për shkak të një sulmi të mundshëm.

Mirëpo, burime brenda institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës konfirmuan për IndeksOnline se s’ka rrezik për ndonjë sulm të mundshëm.

E gjithë kjo, sipas këtyre burimeve të sigurta, u bë për shkak të krijimit të panikut.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka folur për Telegrafin.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton çdo informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Më tej, Policia thotë se “varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë policia për Telegrafin.

Të ngjashme