Nuk ka të lënduar nga zjarri që shpërtheu në deponinë e automjeteve në Hajvali

Prishtinë | 27 Gus 2025 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Është lokalizuar zjarri që ka shpërthyer në një deponi të mbeturinave në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka pohuar se është parandaluar përhapje e mëtejshme e zjarrit në zonat përreth.

“Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”.

“Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit, ndërsa banorët pranë zonës janë këshilluar të shmangin lëvizjen në afërsi për shkak të tymit të dendur dhe rrezikut të mbetjeve të djegura”, thuhet në njoftimin e drejtorisë. /Klankosova.tv

Të ngjashme