Ne plan afatgjate, Kosova duhet ta kete te zgjidhur çeshtjen e sigurise se furnizimit me energji elektrike. 100% green (e gjelbert) eshte pamundshme, per arsye teknike dhe te kostos. Çdo vend ne bote e ka ne funksion dhe do ta kete ne funksion, per nje kohe te caktuar, se paku nje burim konvencional te energjise (gaz, nukleare, thengjill).
Ne plan afatmesem, duhet investime masive ne efiçience (izolimi i objekteve, sistemet e ngrohjes, etj) dhe ne burime te energjise qe mund te perdoren per vetekonsum (kulmet me panele solare, biomasa, etj), sidomos tek kategoria e bizneseve.
Ne plan afatshkurte, duhet te perdoren instrumente fiskale dhe financiare, qe te amortizohet rritja e pashmangshme e çmimit te energjise elektrike. Ne fokus te perkrahjes nga keto instrumente duhet te jene kategorite sociale, bizneset mikro dhe te vogla, si dhe bizneset prodhuese. Per bizneset prodhuese duhet te analizohet mundesia e zbatimit te “tarifes industriale”, qe mundeson ruajtjen e aftesise konkurruese te ketyre bizneseve ne tregun vendor dhe ne tregjet nderkombetare.