Nuk kalojnë propozimet për tërheqje nga rendi i ditës të tri projektligjeve, opozita lëshon seancën

Prishtinë | 27 Qer 2024 | 12:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projektligjet për Komisionin e Pavarur të Mediave, për zyrtarët publikë dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), nuk morën shumicën për t’u tërhequr nga votimi, siç kërkuan deputetët opozitarë. Me këtë rast, opozita lëshoi seancën plenare, raporton Ekonomia Online.

50 deputetë ishin kundër tërheqjes nga rendi për projektligjin për KPM-në, 25 për e 3 abstenuan, e kundër tërheqjes nga rendi për zyrtarët publikë votuan 50 deputetë, 25 për e 3 abstenime.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se Qeveria duhet të tërhiqet nga ky projektligj dhe ai duhet ti kthehet komisionit në mënyrë që të harmonizohet me rekomandimet e BE-së.

“Cenimi i lirisë së mediave është një prej goditjeve më të mëdha që mund t’i bëjmë agjendës tonë evropiane dhe zhvillimit të brendshëm si shoqëri. Unë besoj që sot ju duhet të keni kurajon pas reagimit të djeshëm dhe për hir të agjendës tonë evropiane e perspektivës tonë që ky projektligj të tërhiqet. Duhet të ulemi dhe të gjejmë një frymë të përbashkët të komunikimit dhe në fundi mos të jetë diçka që do të na faturohet dhe nga raporti i BE-së për vendin. Është e palogjikshme që të vazhdojmë punën nëse këto tri kërkesa vazhdojnë të mos largohen nga rendi i ditës. Ju kërkojmë të reflektoni dhe pastaj ta vazhdojmë seancën”, tha Tahiri.

Sipas partive opozitare, për këto projektligje nuk janë marrë për bazë rekomandimet e BE-së.

Të ngjashme