“Nuk kam asnjëherë votë PËR shkatërrimin e familjes”, deputeti i VV-së i përgjigjet ministres Haxhiu për Kodin Civil

Prishtinë | 07 Sht 2023 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së sotme tha për Ekonomia Online se Qeveria së shpejti do ta riprocedojë draftin e ri të Kodit Civil, i cili kishte dështuar të miratohej gjatë vitit 2022.

Haxhiu tha se gjatë kësaj kohe kanë diskutuar e me deputetët e VV-së që kanë qenë kundër, teksa u shpreh është që këtë herë kur të procedohet në Qeveri e në Kuvend, nuk do të dështojë.

Por disa nga deputetët e VV-së që kanë qenë kundër Kodit Civil janë shprehur se nuk kanë ndërruar qëndrim.

Një nga ta është edhe deputeti, Eman Rrahmani i cili ka paralajmëruar se qëndrimi i tij mbetet i njëjtë.

Rrahmani ka rishpërndarë një video të tij, ku shprehet se “nuk kam asnjëherë votë PËR shkatërrimin e familjes”, teksa shtoi se do të jetë gjithmonë aktiv në mbrojtjen e saj.

“Nuk kam asnjëherë votë PËR shkatërrimin e familjes, ne do të jemi gjithmonë aktiv në mbrojtjen e saj. Ky është deklarimi im rreth mundësisë së votimit të kodit Civil në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Rrahmani sipër videos së publikuar.

Të ngjashme