Richarlison ka treguar një pjesë të historisë së tij para se të bëhej futbollist profesionist.
Sulmuesi brazilian që aktualisht luan te Evertoni, kishte një rrugë të mundimshme, deri në momentin e shkëlqimit të tij.
Richarlison ka zbuluar se familja e tij nuk kishte shumë e pasur dhe shumë klube e kishin refuzuar atë të transferonin.
“Nuk kam aq gishtërinj të numëroj se sa klube më kanë refuzuar mua. Isha shumë afër që të largohesha nga futbolli”, ka thënë sulmuesi.
“Por, unë shkova te Belo Horizonte me vetëm një biletë për vajtje. Nëse nuk do t’i kaloja provat, nuk do të kisha para për t’u kthyer në shtëpi”, ka shtuar më tej ai.
Nga atëherë, Richarlison kishte kaluar në klubet tjera braziliane, më pas për të kaluar në Ligën premier te Watfordi, e që Evertoni e rrëmbeu shkaku i formës së tij të mahnitshme që po kalonte te rivali i ligës.