Nuk kishte rregulluar thonjtë, përdori dorën e kushërirës për ta treguar unazën në fejesë

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

“Ajo nuk kishte rregulluar thonjtë e saj”.

Fotografia e fejesës u bë virale, pasi një grua përdori dorën e kushërirës së saj për të marrë një foto të unazës, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Kur planifikohen propozimet, njerëzit shpesh nuk mendojnë për rregullimin e thonjve, e ky ‘problem’ i ndodhi një gruaje kur i dashuri i propozoi asaj.

Fatmirësisht, kushërira e saj e ‘shpëtoi’ atë për të ndarë fotot në Twitter, por një prej tyre u bë virale.

Gruaja nga Melbourne, nuk kishte rregulluar thonjtë, andaj përdori dorën e kushërirës për të bërë fotografitë me unazën e fejesës.

“I dashuri i kushërirës sime i propozoi asaj, por ajo nuk kishte rregulluar thonjtë,” ka shkruar vajza, duke bërë që kjo foto të bëjë xhiron e rrjetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme