Në shkollën “Faik Konica”, pas mbylljes së dyerve në ora 19:00 kur e parasheh ligji, kishte së paku një qytetare që kërkonte të hynte brenda dhe të votonte.
Sikur dëgjohet dhe në video-incizimin e Ekonomia Online, një qytetare insistonte që të lejohej të votonte. “Marre duhet me ju ardhë”, i drejtohet ajo drejtoreshës së kësaj shkolle, Gjylie Bala, e cila po vepronte sipas ligjit.
Qytetarja thoshte se ka ardhur nga Austria dhe se kishte ardhur qe 10 minuta në oborrin e shkollës.
Mirëpo, Bala, si menaxhere e kësaj qendre të votimit, ka urdhëruar pjesëtarët e sigurisë të mbyllen dyert në orën 19. Ndërkohë, disa personave që kanë qenë brenda qendrës në këtë kohë, iu është mundësuar votimi.