Nuk matet territori pa u caktuar kufijtë

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 08:25 | Nga

Ideja e kryeministrit Isa Mustafa për ta matur territorin e Kosovës, në mënyrë që të dëshmohet se nuk humbet territor me Marrëveshjen e Vjenës për Demarkacionin me Malin e Zi, konsiderohet absurde nga opozita dhe nga gjeografët. Sipas tyre, vendi nuk ka si ta bëjë matjen e sipërfaqes përderisa nuk ka përcaktim të qartë të kufijve me disa shtete

Propozimi i kryeministrit, Isa Mustafa, për t’u formuar një komision i cili do ta bënte matjen e territorit të Kosovës në mënyrë që të dëshmohet nëse Kosova humb territor me Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi po vlerësohet si e papranueshme nga opozita dhe nga gjeografët.

Sipas tyre, nuk mund të bëhet matja e sipërfaqes së Kosovës pa u përcaktuar qartë kufijtë e saj. Ata thonë se matja e territorit mund të bëhet vetëm pasi Kosova ta ketë kryer demarkacionin me tri shtetet fqinje, që ende nuk është bërë: Malin e Zi, Serbinë dhe Shqipërinë. (Zëri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme