Nuk miratohet rezoluta e AAK-së për pensionet

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 15:56 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 22 për, 56 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga AAK-ja për rishqyrtimin e vendimit të Qeverisë për uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë, raporton Ekonomia Online.

Për këtë, deputetët kanë ftuar në Interpelancë ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin.

Opozita e ka kritikuar Qeverinë për ndalimin e shtesave për skemat sociale, ku kanë kërkuar që ky vendim të ndryshohet.

Ministri Murati ka thënë se të thuhet se ka pasur zbritje të shtesave është një gabim logjik.

“Të thuhet se ka pasur zbritje do të duhej të nënkuptonte se ka pasur një vendim për shtesa për muajin prill. Sa kanë qenë të parapara shtesat për muajin prill? Vendimin që e kam flet për janar shkurt dhe mars”.

“Të thuhet se ka pasur zbritje të shtesave është gabim logjik sepse në muajin prill nuk ka pasur shtesa”.

“A është kjo me të vërtetë brengë reale e opozitës apo është populizëm”.

Të ngjashme