Modelja Danielle Bux nuk ndjehet e turpëruar për të treguar dashurinë e saj për të dashurin e ri Nate Greenwald.
Modelja 37-vjeçare është parë me të dashurin duke lënë shtëpinë e një shoku të tyre në West Hollywood, Los Anxhelos, këtë javë, shkruan The Sun.
Çifti dukej shumë i afërt, duke shkëmbyer puthje, madje në një moment, Nate edhe ia futi duart modeles.
Thuhet se gjërat mes modeles së të brendshmeve dhe avokatit, janë duke u bërë edhe më serioze.
Danielle, më herët ishte e martuar me ekspertin Gary Lineker, por tani duket e lumtur në krahët e avokatit.