“Nuk po arrijmë t’i marrim dot të plagosurit nga rruga, ka shumë sulme”, flet kryetari i qyteti ukrainas

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Qyteti port i Mariupolit në bregun e Detit të Zi në Ukrainë vazhdon të jetë nën sulme të vazhdueshme nga ushtria ruse.

Nëpërmjet një video mesazhi kryetari i qytetit thotë se autoritete ukrainase e kanë të pamundur të marrin qytetarët e plagosur që ndodhen në rrugë apo në banesat e tyre, për ti dhënë ndihmë, pasi shpërthimet janë të njëpasnjëshme.

“Nuk po arrijmë t’i marrim dot të plagosurit, as nga rrugët, as nga banesat, pasi sulmet me granata nuk kanë të ndalur”, tha kryetari i qytetit, shkruan BBC.

Ndërkohë ministria ruse e Mbrojtjes u ka kërkuar civilëve që të largohen nga qyteti përmes të ashtuquajturit “korridorit të gjelbër”.

Sot, një zëdhënës i rebelëve pro-rus tha se ushtria do të ndërmarrë “sulme të synuara” kundër qytetit nëse forcat ukrainase nuk dorëzohen.

Të ngjashme