Fiorentina po kërkon një sulmues në merkaton e dimrit dhe përforcimi mund të jetë lojtari që ndëshkoi ekipin vjollcë në ndeshjen e fundit. Mësohet se presidenti Commisso është impresionuar nga paraqitja e Simone Zazas dhe ka dhënë indikacione për të nisur bisedimet me Torinon për 28-vjeçarin.
Ky i fundit prej kohësh ka raporte të tendosura me trajnerin Mazzarri dhe ka kërkuar largimin, çka mund të ndihmojë në përshpejtimin e bisedimeve mes palëve. Torino kërkon 11 milionë euro për sulmuesin dhe nuk përjashtohet një formulë e huazimit me të drejtë blerjeje.