Nuk respekton dispozitat shëndetësore dhe sulmon zyrtarin policor në Prishtinë

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Një femër është arrestuar pasi ka sulmuar një zyrtar policor, i cili e kishte ndaluar për shkak të mos posedimit të maskës për mbrojtje ndaj virusit COVID-19.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00, në Prishtinë.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare të cilën njësiti policor e kishte ndaluar për mos posedim të maskës  mbrojtëse ndaj virusit COVID-19 dhe e njëjta ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor. Në lidhje me rastin me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

Të ngjashme