Nuk respektuan vendimin e qeverisë për t’u mbyllur nëpër shtëpi, policia indiane rrah të gjithë ata që i zë nëpër rrugë

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

India këto ditë ka vënë masat e ashpra të karantimit duke u izoluar i tërë vendi apo më mirë thënë 1.3 miliard banorë, me shpresën se në këtë mënyrë do të parandalojnë përhapjen e coronavirusit.

E për t’u siguruar që vendimi i qeverisë është duke u zbatuar në përpikëri, autoritetet e sigurisë kanë dalë nëpër rrugë që të patrullojnë dhe të sigurohen të mos ketë shkelës të ligjit

Për fat të keq ata hasën në shumë të tillë, por që ndëshkoheshin me metodat më brutale të mundshme, duke u rrahur me shkopinj të drurit e deri te përplasjet nëpër asfalt.

Se për çfarë masash bëhet fjalë, shikoni videon e publikuar më poshtë që tregon gjendjen reale në këtë vend me popullsi shumë të madhe. 

Të ngjashme