Pas shpalljes Miss Albania në vitin 2005, ajo automatikisht u bë përfaqësuesja e Shqipërisë për konkursin prestigjioz të bukurisë Miss Universe.
Mirëpo, në vendin e saj një tjetër bukuroshe përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe dhe arsyen për këtë Suada Sherifi e zbulon vetëm tani.
Në një intervistë për gazetarin Eni Shehu në Edicionin Veror në “Abc Neës”, Suada rrëfeu se nuk u bë pjesë e konkursit të bukurisë për shkak se fotografi Fadil Berisha i kërkoi që të bënte ndërhyrje në hundë nëse donte të ishte pjesë e Miss Universe.
Suada rrëfeu se nuk ra dakord me një gjë të tillë sepse sipas saj “nuk ishte e drejtë”, kështu që në Miss Universe, Shqipëria atë vit u përfaqësua nga Eralda Hitaj. Megjithatë sot Suada pohon se ndihet mirë me hundën e saj dhe përderisa nuk ra pre e tundimit për ta ndryshuar kur ishte adoleshente, tani as që e mendon ta ndryshojë.
Sot Suada punon si notere dhe thuajse një vit më parë, u bë nënë për herë të parë pas ardhjes në jetë të vajzës së saj Deizi.