Nuk do të zvarritet më zhbllokimi i urës së Ibrit

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 08:15 | Nga

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë me dije se në takimin e fundit në Bruksel, Bashkimi Evropian është shprehur e vendosur që më 14 gusht të fillojë revitalizimi dhe heqja e barrikadës nga ura e lumit Ibër.

Në një prononcim për “Epokën e re”, Tahiri tha se me këtë veprim do të fillojë zhbllokimi i procesit të dialogut në mes të dy shteteve, të cilin e ka penguar Serbia prej kohësh.

Ajo nuk ka dashur të ndërlidhë këtë proces me çështjen e konfirmimit të vijës administrative në mes të dy komunave të Mitrovicës.

Kjo e fundit, sipas Tahirit, është çështje e brendshme e Kosovës dhe për të nuk do të diskutohet në Bruksel.

Ajo ka treguar se, sipas ligjeve të Kosovës, vija administrative midis dy komunave të Mitrovicës është mbi lumin Ibër.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme