Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherit kandidat i këtij subjekti për kryeministër, ka prezantuar programin e tyre qeverisës.
Ndërsa ka bërë të ditura disa nga planet të cilat kanë paraparë të zhvillojnë nëse dalin fitues të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kurti u shpreh se si kurrë më parë do të organizojnë diplomacinë përmes artistëve e sportistëve.
”Vëmendja jonë për shërbimin diplomatik do të pasohet me reforma të thella” .
”BE për ne është bashkim me dijen dhe zhvillimin. Do ta rikthejmë adresën politike me BE-në”.
”Ne duam dhe do ta sjellim evropianizimin në bashkëpunim për të marrë dijen dhe ekspertizën, si mbështetjen”.
Tutje ai ka prezantuar veten si bartës të listës së Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.
”Ne jemi bërë bashkë ashtu siç ju keni kërkuar prej nesh. Është nder dhe përgjegjësi ta përmbush këtë vullnet”.
”Bartës i listës jam unë. Numër 2.Vjosa Osmani, ligjëruese në fushën e Drejtësisë, ushtruse e detyrës së Presidentes dhe Presidente e ardhshme e Republikës së Kosovës”.
”Numër 3. Glauk Konjufca, aktivist i Lëvizjes, studiues i Filozofisë, ish-Ministër i Jashtëm dhe Diasporës, deputet i Republikës së Kosovës”, u shpreh Kurti ndërsa përmendi dhe kandidatët tjerë të Vetëvendosjes.
Ndryshe, Komisioni Qendror certifikoi listat garuese për zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt, ndërsa në listën e e Vetëvendosjes, mungon emri i Albin Kurtit si kandidat për deputet.
Kjo meqë disa parti për shkak të vendimit të KQZ-së do të garojnë në zgjedhje me më pak kandidatë, ndërsa është Vjosa Osmani me numrin 2, ajo e cila i prin kësaj liste.