Nuk u mbijetoi plagëve nga vetaksidenti, ky është 46-vjeçari nga Malisheva që vdiq

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Edhe një aksident tragjik i ka marrë jetën një personi nga Malisheva.

Bëhet fjalë për Bajram Thaqin, 46-vjeçar nga fshati Shkarashnik, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në një vetaksident trafiku disa ditë më parë, ku vetura me të cilën po udhëtonte ishte përplasur me një shtyllë betoni.

Pas aksidentit, ai ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, për KlanKosova.

Të ngjashme