Nuk zbatoi masat anti Covid-19, policia e Durrësit gjobit Lulzim Bashën

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha është gjobitur nga policia e Durrësit për takimin me operatorët turistik në shkelje të aktit normative për masat anti Covid-19.

“Bazuar mbi Aktin Normativ, është marrë masë administrative 1 milionë lekë për pronarin e lokalit dhe janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet 10 të pranishmit, mes tyre kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia në Shqipëri ka apeluar të gjithë qytetarët, sidomos atyre në zonat e kuqe, që duhet të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe të distancimit social.

Të ngjashme