Nuland: Kosova e Serbia t’i ulin tensionet dhe ta zbatojnë marrëveshjen, e mbështesim planin e BE-së për zgjidhjen e krizës

Prishtinë | 21 Qer 2023 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland ka njoftuar për takimin me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilin e quajti “mik të vjetër”.

Nulanda shkroi në Twitter se u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet dhe të nisin menjëherë zbatimin e marrëveshjes së fundit për rrugën drejt normalizimit, raporton Gazeta Express.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit”, shkroi Nuland.

Zyrtarja e lartë amerikane tha se e mbështesin planin trepikësh të Bashkimit Europian për mënyrën se si duhet zgjidhur kriza në veri të Kosovës.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës”, shkroi Nuland.

Të ngjashme